Kaosi dhe flakët në Kuvend, Rama: Po ndikojnë në prishjen e imazhit të vendit

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se tensionet që kanë përfshirë Parlamentin, ndikojnë në prishjen e imazhit të vendit.

”Është më shumë se një situatë neurologjike që ka të bëjë me një përshkallëzim të natyrës psikologjike në Kuvendin e Shqipërisë dhe që është njëlloj audio-radiografie që grupet e opozitës e ofrojnë falas. Një lloj auto-diagnostikimi që e shpallin para publikut si një gjendje të rënduar emocionale, nervore apo fizike.

Nuk kam bërë prej kohësh komente për opozitën, por entuziazmi dhe eksitimi se si ajo flaka e ndezur në Parlament mori dhenë nëpër mediat e botës, më bën që të mos rri pa e komentuar këtë gjë sepse e vërteta është që përsëri kanë eksportuar jashtë Shqipërisë një produkt të një shëmtie të jashtëzakonshme dhe ata që e kanë publikuar atë produkt, si një kopsht zoologjik dhe jo si një revolucion. Të nxjerrësh nëpër media flakë në një Parlament të Evropës është sensacion”,-tha Rama.

SHKARKO APP