Kapja e 119 kg kokainë, arrestohet një agjent doganor dhe inspektori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit

Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë për kapjen e 119 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Të arrestuarit janë Julian Merhori agjent doganor dhe Bujar Qurku Inspektor i AKU, raporton “News 24”.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontenierin me banane, ku ishin fshehur 119 kg kokainë.

Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas në një magazinë në Vaqarr.

SHKARKO APP