Home Euro 2020 Kardiologu: E...

Kardiologu: Eriksen mund të të rikthehet që të luajë sërish!

9
0

Christian Eriksen është në gjendje të mirë dhe ka biseduar edhe me shokët e tij të skuadrës. Mesfushori i Danimarkës së shpejti mund të kthehet në fushë.

“Ne duhet të shohim se çfarë e shkaktoi arrestin kardiak – shpjegon kardiologu, Bruno Carù, në mikrofonat e “Radio Anch’io Sport”.

“Nëse është një patologji e shërueshme dhe kushtet e zemrës mund të kthehen në situatë jo të rrezikshme, lojtari teorikisht mund të kthehet për të luajtur.

Jo, stresi nuk ka asnjë lidhje me këtë kolaps shëndetësor. Kishte diçka që nuk shkonte me zemrën e lojtarit që para se ai të hynte në fushë. Zemra nuk shkon në arrest kardiak sepse ndryshon moti ose je duke ngrenë një lugë marmalatë…”, shpjegoi Caru.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit