Karol G si logo në fanellën e Barcelonës për “El Clasicon” ndaj Realit

Ylli i Reggaeton, Karol G do të jetë artistja e fundit që do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të Barcelonës në El Clasico, pas Drake dhe Rolling Stones.

Logoja e kolumbianes – një zemër me tela me gjemba me emrin e saj në qendër – do të shihet fillimisht në fanellat e Barcelonas për femra në ndeshjen e tyre në Liga F me Villarrealin të shtunën, më 13 prill.

Ekipi i meshkujve më pas do të veshë fanella që mbajnë dizajnin në përballjen e tyre në El Clasico me Real Madridin të dielën, më 21 prill, ndërsa partneriteti i klubit me shërbimin e transmetimit muzikor Spotify vazhdon.

Karol G është artistja latine më e transmetuar në Spotify për katër vjet radhazi, me albumin e saj ‘Manana Sera Bonito’ duke u bërë albumi latin më i dëgjuar i aplikacionit muzikor në një ditë të vetme nga një artiste femër në marsin e 2023-shit.

KAROL G Teams Up With Spotify and FC Barcelona To Release Special Matchday  Shirts, Merchandise Collection, and Matchday Playlist — Spotify

 

SHKARKO APP