Home Euro 2020 Kardiologu it...

Kardiologu italian: Kjaer dhe mjekët e morën Eriksen nga paradhoma e vdekjes!

9
0

Bota e futbollit vijon të jetë ende e shokuar për atë që ndodhi me fantazistin danez Christian Eriksen, i cili u rrëzua në fushë për shkak të një arresti kardiak, megjithatë nga klinika ku është shtruar, vijnë lajme mjaft pozitive.

Mjeku i përfaqësueses daneze, që ka sqaruar se Eriksen arriti të flasë menjëherë pas ndihmës së parë në fushën e lojës dhe vetëm pas këtij momenti u dërgua në spital, për trajtim të specializuar.

Ndërkohë profesori Gaetano Thiene, ekspert i problemeve kardiake te atletët, e ka quajtur një mrekulli rikthimin në jetë të fantazistit danez, teksa është shprehur se falë ndihmës së parë, “Eriksen ka dalë nga paradhoma e vdekjes”.

“Këtë herë ka ndodhur një mrekulli. Kapiteni Kjaer dhe mjekët e kanë marrë Eriksen nga paradhoma e vdekjes dhe i kanë shpëtuar jetën. Një patologji e fshehtë do jetë më siguri, ndaj nuk mund të them nëse do të luajë sërish futboll, por Eriksen është gjallë dhe me këtë kemi fituar të gjithë”, u shpreh profesori Thiene.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit