Klopp: Ishte goditje e madhe humbja ndaj Realit, por besojmë te kualifikimi

Liverpool pësoi një humbje të rëndë në shifrat 2-5 mbrëmjen e djeshme ndaj Realit duke konfirmuar një sezon që po shkon keq e më keq.  Por, pavarësisht rezultatit të thellë, Klopp beson te kualifikimi, teksa shpreson që në ndeshjen e kthimit fati të jetë me ta.

“E nisëm në mënyrë të shkëlqyer, kishim gjithçka që donim, u ndjemë mirë, shënuam dy gola dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Më pas ata shënuan çdo gjë u shkatërrua. Goli i dytë i tyre ishte një shuplakë, duhet ta pranojmë, por pas pjesës së parë kam pasur ende ndjenja shumë pozitive. Kjo ishte një goditje e vërtetë.

Ne humbëm shumë topa në momentet e gabuara, nuk mbaj mend një pasim për Nunez në pjesën e dytë. Në fund ua thashë djemve se ishte një goditje e madhe, por një humbje është më e thellë nëse ne nuk mësojmë prej saj. Ne do të mësojmë dhe do të përpiqemi përsëri, ne ende duam të fitojmë në Madrid dhe të kualifikohemi”, përfundoi Klopp.

 

SHKARKO APP