Klubi i kategorisë së dytë në Arabinë Saudite kërkon të rrëmbejë De Bruyne

Klubet saudite vazhdojnë të synojnë kampionët europianë të futbollit. I fundit që përfundoi në qendër të vëmendjesështë Kevin de Bruyne, ylli i Manchester City, i cili ka qenë jashtë fushës që nga gushti i kaluar për shkak të një çarje në muskul.

Megjithatë, ajo që e bën edhe më të veçantë këtë interes është fakti se belgu është në radarët e një klubi saudit të kategorisë së dytë, Al Qadsiah, dhe jo të ndonjë klubi në ligën kryesore ku luajnë lojtarë si CR7, Mane, Firminho etj.

Megjithatë, sipas mediave saudite, klubi në fjalë do të tentojë transferimin e De Bruyne nëse në fund të sezonit ata arrijnë të promovohen në ligën kryesore. De Bruyne ka një kontratë me City deri në verën e vitit 2025, por ende nuk ka asnjë shenjë rinovimi.

SHKARKO APP