Koeman i druhet shkarkimit: Nëse klubi dëshiron, mund të flasim …

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola mbrëmë ndaj Cadiz duke treguar momentin e vështirë që po kalon. Trajneri Koeman është justifikuar me mungesat, ndërkohë që ndien frikën për një shkarkim të mundshëm.

“Duhet të jemi realist, duhet të shohim ekipin që kemi dhe lojtarët që mungojnë. Mungojnë 7 futbollistë që mund të jenë titullar në këtë skuadër.

Me presidentin thjeshtë jemi takuar në hotel. Nëse klubi dëshiron të flasë me mua, kemi kohën përpara. Duket sikur kur fiton d të vazhdosh dhe kur humbet, duhet të gjesh një trajner të ri”, deklaroi Koeman pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP