Kokalari: S’kam nevojë të bëhem kryetare, nëse Basha futet në SHBA dhe merr vizë do e çoj në Kongres

Në takimet e Sali Berishës në turin ”Foltorja për një PD më të fortë”, është edhe Evi Kokolari, e cila ka ardhur nga SHBA-ja për ta kthyer Partinë Demokratike në vitin 1991 dhe ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane.

Në takimin e sotëm me demokratët në Durrës, ajo tha se nuk synon që të bëhet kryetare e PD-së, pasi për të në këtë rol është Sali Berisha. Po ashtu ajo theskoi se nëse Lulzim Basha futet në SHBA dhe merr vizë, ajo do ta çojë si problem në Kongres.

Brenda tre-katër muajsh PD-ja ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Të them të drejtën është shumë, sepse një familje e thjeshtë punon shumë gjatë për këto para apo për të blerë një shtëpi.

Problemi tjetër është se Lulzim Basha vendosi të bënte një kompani me origjinë ruse dhe sikur këto para do të investoheshin, kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht nuk doli, por më pas u detyruan që të dilnin në skenë paratë e marra nga kompania ruse.

Lulzim Bashës i’u hoq e drejta e vizës për dy-tre vjet. Më pas kjo dosje u mbyll me kushtin që të hiqej Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Unë do shkoj në Amerikë dhe do të kontrolloj nëse Basha mund të futet në SHBA dhe të marrë vizë, ne do e çojmë në Kongres. Lulzim Basha i hapi gropën vetes”.

SHKARKO APP