Komentatori anglez: Dikush t’i thotë Bruno Fernandes që po humbet 3-1!

Bruno Fernandes është një nga lojtarët që po merr më shumë kritika në ekipin portugez. Ylli i Manchester United ka zhvilluar dy ndeshje shumë të dobëta deri më tani në Europian. Kritika nuk ka vetëm nga Portugalia, por edhe në Angli, atje ku edhe ai luan me Manchester United.

Lee Dixon, një ish-futbollist anglez dhe komentator i ITV për ndeshjen e Portugalisë kundër Gjermanisë, ishte veçanërisht i ashpër ndaj tij, duke akuzuar mesfushorin për “mungesë energjie”. “Dikush t’i thotë atij se po humbet 3-1!” E kritikoi Dixon. “Ai ka aftësinë që të vrapojë në hapësira, dhe të marrë disa lojtarë rreth vetes, por ai po vrapon pa energji”.

Portugalia është në një situatë të vështirë pasi humbi ndaj Gjermanisë. Luzitanët do të luajnë kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Francës. Një nga arsyet që ekipi i Santos është në këtë moment delikat është edhe për faj të formës aspak të mirë të Bruno Fernandes. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP