Komisioni i Disiplinës pezullon trajnerin e Flamurtarit, gjobiten Tirana dhe Partizani

Klubi i Flamurtarit denoncoi pak ditë më vëzhguesin e FSHF-së, Bujar Pregja, për ndeshjen e fundit me Korabin në shtëpi. Kjo gjë duket se ka bërë që klubi vlonjat ta pësojë nga disiplina.

Sipas vendimeve të fundit të dalë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, është vendosur që trajneri i kuqezinjve vlonjatë, Eqerem Memushaj të dënohet me 6 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Nuk kanë munguar as gjobat për Partizanin e Tiranën për sjelljen e gabuar të tifozëve në derbi, duke u dënuar me 100 mijë lekë, së bashku me Laçin. Ndërsa zv. trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livareka është dënuar me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori për protesta në ndeshjen me Egnatian.

SHKARKO APP