Home Sporti Komiteti Ekze...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendos se ku do të mbahen finalet e kompeticioneve europiane për vitet 2026 dhe 2027

645
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Dublin ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian, ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e kompeticioneve të UEFA-s për vitin 2026 dhe 2027.

Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e UEFA Champions League për vitin 2026 të zhvillohet në Budapest në stadiumin “Puskás Aréna”.

Vendimi për zhvillimin e finales së UEFA Champions League në vitin 2027 në Milano në stadiumin “San Siro” për momentin është pezulluar deri në shtator, me kusht që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të dorëzojë planin e rinovimit të stadiumit “San Siro”.

Në vitin 2026 finalja e UEFA Europa League do të zhvillohet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”, ndërsa finalja e vitit 2027 në Frankfurt në stadiumin e Frankfurtit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e UEFA Conference League në vitit 2026 të zhvillohet në Lajpcig në stadiumin “RB Arena”, ndërsa finalja e vitin 2027 do të luhet në Stamboll në stadiumin “Beşiktaş Park”.

Gjithashtu u vendos që finalja e UEFA Champions League për vajza në vitin 2026 të zhvillohet në Oslo në stadiumin “Ullevaal”.

U miratua edhe procedura e shortit për finalet e UEFA “EURO 2025” për vajza. Shorti do të hidhet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024. Kampionati Europian për vajza do të zhvillohet nga data 2 deri më 27 korrik 2025 dhe ndeshja hapëse dhe finalja do të luhet në qytetin e Bazelit.

Qytetet e tjera që do të presin ndeshjet e Europianit për vajza janë Bern, Gjenevë, Lucernë, Sion, St. Gallen, Thun dhe Zyrih. Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Pragë, Çeki më datë 24 shtator 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit