Konferenca e Mynihut, ish-ministri Milo: Mund të krijohen rrethanat për një takim Kurti-Vuçiç

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se në Konferencën e Mynihut do këtë vëmendje të shtuar për çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Për të mund të krijohen edhe rrethanat dhe të jepen mesazhe që mund të përgatisin një takim të ardhshëm në Bruskel mes liderëve të dy vendeve.

”Konferenca e Mynihut mbahet çdo vit në shkurt, ka fituar reputacion për shkak se grumbullohen aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë që diskutojnë çështjet qendrore. Në këtë rast do të ketë në qendër të diskutimeve, luftën në Ukrainë, meqë është dhe pragu i 1-vjetorit dhe kjo do të jetë çështje kryesore ku shtetet të mbajnë qëndrime dhe shpresohet që do dilet me vendime që do mbështetësin qëndrimet perëndimore në lidhje me konfliktin.

Do të ketë vendim që të mos ketë kthim pas, por do të vazhdojnë deri në fund për të mbrojtur Ukrainën dhe sovranitetin e saj. Do të ketë thirrje për të shtrënguar sanksionet. Do të ketë edhe një mbështetje ushtarake edhe më të madhe në adresë të Ukrainës. Po flitet jo vetëm për tanket Leopard 2, por edhe për mjete të tjera të sofistikuara.

Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Kinën, patjetër që SHBA dhe NATO e konsiderojnë Kinën kundërshtarin kryesor për interesat globale e në mënyrë në veçantë në Azinë. Politika ndaj Kinës do të zërë vend të rëndësishëm dhe mund të shërbejë për t’i dhënë mesazhe Kinës në një kohë që u duk se do të kishte një hap por që për shkak të balonës Blinken u tërhoq dhe është pezulluar dialogu kino-amerikan.

Pritet të ketë vëmendje të shtuar dhe çështja mes Kosovës dhe Serbisë. Aty krijohen rrethanat që të ketë bisedime informale, por mund të ketë dhe dhënie mesazhesh që mund të përgatisin një takim të ardhshëm në Bruksel mes dy liderëve”,-tha në MCN TV”.

SHKARKO APP