Home POLITIKE Kosova 15 vit...

Kosova 15 vite pavarësi, Paskal Milo: Bashkimi me Shqipërinë kundërshtohet nga SHBA

170
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën sot për sot është i pamundur pasi kundërshtohet nga SHBA-ja me arsyen se mund të krijojë precedentë për pretendime të ngjashme nga popujt e tjerë në Ballkan. Milo tha se një ditë shqiptarët do të bashkohen dhe se skenari më i mundshëm është bashkimi në familjen evropiane.

”Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë sot nuk mund të behët pasi që parët do kundërshtojnë janë SHBA-të se nuk duan të krijojnë precedent për pretendime që mund të kenë popujt të tjetër të Ballkanit. Kemi Bosnjën që mbahet peng nga ekuilibrat e brishtë.

Rugova do të mbahet mend si lider me vizion të madh dhe me një shikueshmëri të largët. Vizioni i tij ishte i qartë dhe e artikulonte bukur këtë vizion. Rugova në atë kohë kur zhvilloi vizionin e tij nuk i kishte mundësitë për të bërë zgjedhje të tjera më të mira. Me filozofinë e tij gandiste ndikoi që të popullarizohet çështja e Kosovës. 

Ata përshkallëzuan luftën dhe veprimet e tyre. Gandizmi dhe lëvizja pacifiste nuk kishte më kuptim sepse përkundrejt një mesazhi pozitiv, Serbia përgjigjej duke dërguar tanke. Erdhi momenti që ‘mjaft ishte mjaft’, në emër të kësaj shqiptarët u ngritën dhe iu përgjigjën një politike gjenocidi. Kjo i dha shtysën e fundit procesit të pavarësisë së Kosovës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit