Kosova e mbyll Olimpiadën me dy medalje ari, reagon “arkitekti” i suksesit historik

Kosova ka mbyllur garimin në Lojërat Olimpike me dy medalje ari në sportin e xhuros. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bën krenarë të gjithë shqiptarët falë dy sukseseve të tyre.

Distria Krasniqi fillimisht fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërkohë Nora Gjakova triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Arkitekti i këtij suksesi të dyfishtë dhe historik ishte padyshim trajneri Driton Kuka. Ai ka shkruar një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku ka folur për këtë aventurë fantastike të Dardanëve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Postimi i plotë

Samurajët Shqiptar…

Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare

Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!

Dy Medalje të Arta!

Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!

Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!

Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.

Ekipi jemi ne që stërvitim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!

Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trajnerit, por kjo krejt është shpaguar…

2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!

Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore!

Këta jemi ne!

I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!

Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.

Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!

S’po flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe!

E kam thanë edhe më herët. Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Kosova mbi të gjitha …

SHKARKO APP