Home POLITIKE KQZ dërgon pë...

KQZ dërgon për hetim kryebashiakun socialist

546
0

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, bën me dije se do kërkojë nga Prokuroria e Përgjithshme verifikim të thelluar për kryetarin socialist të Bashkisë Libohovë, Leonard Hide.

Ai dyshohet se nuk ka kryer deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimit. Sipas KQZ, për Hiden është kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe rezulton se kandidati në fjalë nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë.

Partia Demokratike ka informuar KQZ-në se Leonard Hide është hetuar nga SPAK dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çmoi se është e nevojshme marrja e informacioneve shtesë në lidhje me faktet dhe rrethanat e parashtruara dhe dosja e tij do të përcillet pranë Prokurorisë së Përgjithshme për hetime më të thelluara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit