Home POLITIKE Kreu i Bashki...

Kreu i Bashkisë së Elbasanit pret ambasadorin e Britanisë, Gledian Llatja: Bashkëpunimin me disa bashki të Anglisë

70
0

Bashkinë e Elbasanit e ka vizituar këtë të enjte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, i cili është pritur nga krzebashkiaku i PS-së, Gledian Llatja. Në këtë takim u veçua fryma e bashkisë së Elbasanit për të bashkëpunuar me disa bashki të Anglisë.

”Në fokus të bisedimeve me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar ishte ngritja e urave të bashkëpunimit mes institucioneve lokale në Britani dhe mundësitë për hartimin e projekteve të përbashkëta duke u konkretizuar në politika në dobi të qytetarëve tanë”.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Llatja gjatë takimit i ka prezantuar ambasadorit edhe vlerat e vyera që ka bashkia që ai drejton, kryesisht në fushën e turizmit por edhe trashëgimisë kulturore.

Nga ana e tij, ambasadori vlerësoi sigurinë që i ofroi kryebashkiaku Llatja për bashkëpunimin me disa bashki të Anglisë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit