Kriza për benzinë në Angli, sulmuesi kërkon ndihmë: A më çon dikush sot në stërvitje?

Radha për makinat në stacionet e karburanteve në Mbretërinë e Bashkuar janë të pafundme, por situata është vërtet e ndërlikuar në ato pak vende ku është e mundur të furnizohesh me karburant. Ka disa stacione që kanë ndaluar ofrimin e shërbimeve.

Një histori mjaft komplekse për një vend si Anglia, i cili po përjeton një nga krizat e tij më të mëdha për sa i përket lëndëve të para. Në periudhën e fundit, shumë shoferë britanikë po dalin në Anglinë Juglindore në kërkim të karburantit, i cili është në mungesë, dhe i gjithë vendi është zhytur në një situatë të komplikuar për disa ditë.

Të gjithë janë prekur nga kjo situatë. Matt Smith, sulmues i Millwall, ekip i ligave të ulëta vendosi të kërkojë ndihmë në Twitter për shkak të situatës së komplikuar: “Dikush në zonën e Londrës Perëndimore (Chelsea/Fulham) di se ku mund të merret benzinë? Nuk mund të gjej askund. Nëse jo, a mund të më çojë dikush në stërvitje këtë mëngjes?”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP