Kroacia humbet një nga titullarët para sfidës kundër Spanjës

Vetëm një ditë përpara sfidës kundër Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/8, Kroacia humbet një nga titullarët, Ivan Perisic. Federata Kroate ka njoftuar se Perisic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të cilave iu nënshtrua i gjithë ekipi përfaqësues, sipas protokollit të UEFA-s.

Perisic humbet në këtë mënyrë jo vetëm sfidën kundër Spanjës, edhe nëse arrin të kalojnë më tej, është e vështirë që lojtarin e Inter ta shohim sërish në fushë, pasi sipas protokollit sanitar është i detyruar të qëndrojë për 10 ditë në izolim. Të gjithë lojtarët e tjerë dhe anëtarët e stafit të përfaqësueses kroate kanë rezultuar negativ.

SHKARKO APP