“Krokodili” fiton zgjedhjet për një mandat të dytë në drejtimin e shtetit afrikan

Emmerson Mnangagwa, president i Zimbabeve shpalli fitoren për një mandat të dytë në drejtimin e shtetit afrikan. Mnangagwa, i njohur ndryshe me nofkën “krokodili”, mori më shumë se 52% të votave, por opozita e kundërshton rezultatin duke thënë se është i manipuluar.

Kritika kishte dhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan procesin zgjedhor si larg standardeve demokratike.

Mnangagwa është presidenti i tretë i Zimbabves, ai erdhi në pushtet në vitin 2017 pas një grushti shteti që rrëzoi nga drejtimi Robert Mugabe. Rivali i tij në garë i Koalicionit Qytetar për Ndryshim, Nelson Chamisa, siguroi 44% të votave.

Sot ka një nga normat më të larta të inflacionit në botë ku vetëm në korrik çmimet u rritën me 101.3% që nga viti i kaluar.

SHKARKO APP