Kroos flet për largimin e Ramos: Nëse do të pyesja 100 sulmues, shumë prej tyre …

Sergio Ramos nuk do të jetë më një lojtar i Real Madrid. Largimi i kapitenit të Realit ka befasuar Toni Kroos, i cili ka thënë fjalët më të mira për të.

“Nuk e njoh Real-in pa Ramos. Prisja që të qëndronte, mendoja se do ta mbyllte karrierën te Real-i. Ramos nuk është vetëm një futbollist i madh, është kapiteni më mirë që kam patur sepse ka luftuar gjithmonë për skuadrën brenda dhe jashtë fushës.

Nëse do të pyesja 100 sulmues kundërshtarë se cilin mbrojtës nuk duan të kenë përballë, emri i Ramos do të përmendej shpesh. Jam i sigurt se do ta shohim përsëri në Madrid”, tha mesfushori gjerman.

SHKARKO APP