Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja merr mbështetje në Bruksel

Gjatë një vizite në Bruksel, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka takuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, Patrick Child.

Pas një bashkëbisedimi miqësor mes tyre, në fokus të bisedës ka qenë misioni i BE tek 100 qytetet klimatike ku bën pjesë edhe Elbasani.

Pas këtij takimi Z. Llatja shprehu vlerësimin e tij, duke deklaruar ” shumë i lumtur të takoja sot Patrick Child, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, i cili shprehu vlerësimet e tij për gjithë punën dhe përkushtimin që Bashkia e Elbasanit po bën si pjesë e “EU Cities Mission” Team, ku roli i qytetit të Elbasanit është një rol kyç për Rajonin dhe mundësinë e zhvillimit të një konference së shpejti me të gjithë bashkitë pjesë të misionit në Elbasan”.

SHKARKO APP