Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dha dorëheqjen apo thashethem?

Burime nga Vlora thanë për median se Dritan Leli është kthyer nga pushimet sot dhe ka firmosur dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë së Vlorës.

KOHA JONE online u përpoq të merrte një prononcim nga zoti Leli për arësyet e dhënies së dorëheqjes nga posti i numrit një të Vlorës, por më kot.

Nuk dihen motivet e dorëheqjes, por nga stafi në bashki thonë se hetimi që ka filluar drejtësia për prokurimet dhe shpenzimet e buxhetit mund të jenë një prej arësyeve të dorëheqjes.

Gjithsesi presim një përgjigje për KOHA JONE nga ana e kryebashkiakut që të konfirmohet zyrtarisht.

SHKARKO APP