Home POLITIKE Monika Kryema...

Monika Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri. “Open Balkan” është “Ballkani i Shqyer”

217
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në fjalën e parë në Kuvendin e ri, e quajti planin e qeverisë “Rama 3”  të njëjtë me programin e qeverisë në 2013 dhe 2017. Po ashtu Kryemadhi shtoi se Shqipëria komandohet nga disa oligarkë që trokasin në mëngjes në derën e kryeministrit dhe në darkë ndajnë pasuritë e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës, që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej me hidrocentralin e Skavicës.

Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.

Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.

Sepse gratë kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë.

Në fakt është folur në program për atdhedashurinë, dhe u fol shumë sot dhe për Ballkanin e Hapur por do të thoja që nuk është gjë tjetër por vetëm Ballkani i shqyer. Dhe duke qenë se kemi një Minister Finance grua do doja të dija se çfarë përfiton shqipëria nga ballkani hapur, nuk më intereson çfarë fiton Serbia apo Maqedonia. Sot shikoj nga mazhoranca që flasin me zell të madh për Ballkanin e Hapur. Ndoshta nuk na duhen më juristë, por ekonomisë, pikërisht se çfarë përfitojmë nga kjo marrëveshje për Ballkanin e Hapur.

“Pronarët mbretërojnë ose sundojnë, nuk qeverisin”, – ka thënë Xhuzepe Garibaldi.

Për fat të keq, Shqipëria është shembulli më tipik i një vendi që sundohet dhe nuk qeveriset. Sundohet nga një grup oligarkësh, të cilët ditën pinë kafe në zyrën e kryeministrit dhe natën trokasin gotat e shampanjës duke ndarë pasuritë e shqiptarëve.

Faleminderit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit