Kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel në konferencë: Askush s’ka bërë për Ballkanin më shumë se Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama ka falënderuar kancelaren Merkel për vizitën e saj në Tiranë dhe për gjithçka që ka bërë për Ballkanin Perëndimor, e sidomos për Shqipërinë.

Do të them që kjo është njëkohësisht një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve dhe popujve të këtij rajoni. Është dhe ditë e trishtuar, pasi në një farë mënyrë kjo është dhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë. Besoj se askush nuk ka bërë për këtë rajonin pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme, është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej të gjitha rezultateve konkrete, në aspekt me fushatë që mbulon ky proces, ku me rëndësi është vendosja e një fushe bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe sensin e të ardhmes së përbashket.”, tha ai.

SHKARKO APP