Kryeministri Rama: Fëmijët tashmë do të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania

Kryeministri i vendi Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për prindërit, të cilët tashmë do të munden t’i regjistrojnë fëmijët në shkollë përmes portalit e-Albania.

Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama një postim në Facebook.

SHKARKO APP