Kryeministri Rama pritet në Mirditë nga kryebashkiaku demokrat dhe dom Gjergj Meta (video)

“Rrëshen – Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”- shkruan kryeministri pas vizitës.

Kryeministri u prit nga kryebashkiaku i Mirditës, demokrati Albert Melyshi dhe Ipeshkvi i Mirditës, dom Gjergj Meta.

SHKARKO APP