Kryeministri Rama: Qeveria e re do t’i përkushtohet shumëfish pastërtisë së mjedisit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video kushtuar pastërtisë së mjedisit në Ditën Botërore të Pastrimit.

Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo ditë përkon me nisjen e punës së qeverisë së re, e cila do t’i përkushtohet shumëfish pastërtisë së kësaj pjese sa të vogël aq edhe magjike të këtij planeti, e cila quhet Shqipëri.

Në vijim postim i plotë i Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES 😊

dhe në ditën që i kushtohet një planeti më të pastër, që përkon me ditën e parë të punës së qeverisë së re, e cila do t’i përkushtohet shumëfish pastërtisë së kësaj pjese sa të vogël aq edhe magjike të këtij planeti, e cila quhet Shqipëri, ju uroj një të shtunë të bukur

SHKARKO APP