Analizë e radios shtetërore gjermane DW: Turqia praglufte me Greqinë dhe konflikt me Egjiptin

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po rriten. Ankaraja dëshiron të zgjerojë zonat e saj detare. A mund të legjitimohen këto pretendime nga e drejta ndërkombëtare? Por jo vetëm kaq, Presidenti Erdogan po kërcënon edhe një përplasje me Egjiptin për Libinë.

Analiza e radios gjermane DW sqaron se ç’po ndodh në Mesdhe dhe ku epiqendra mbetet Turqia. Por i reziston Turqia një lufte me Greqinë dhe me Egjiptin, nga ana tjetër?

    
Türkei Istanbul | Haydarpasa Hafen | Fatih (picture-alliance/dpa/J. Dean)

Turqi- Greqi për pak sa nuk përfunduan në luftë

Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.

Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor. Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.

Griechenland | Insel Kastellorizo (picture-alliance/dpa/R. Hackenberg)

Ishulli grek Kastelorizos

Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqje prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.

Parimi i “fairness”

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit. Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth. Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.

Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück. Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”. Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.

Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?

Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz. Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara. Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”. Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.

Symbolbild Zypernkonflikt (picture-alliance/dpa/J. Kalaene)

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.

Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.

Një zgjidhje e mundshme

Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje. Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.

Flash-Galerie Größte Ölkatastrophen Ölbohrinsel IXTOC I (AP)

Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjejes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin. Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme.

Turqia po përballet edhe me Egjiptin

Egjipti po peshon mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Libi dhe për këtë ka përcaktuar „vijën e kuqe“. Kjo nismë ka në fokus kryesisht praninë e fuqizuar të Turqisë.    

Infografik Karte Libyien Frontverlauf EN

Sikurse dëshiron presidenti Abdel Fattah al-Sisi, parlamentarët e Egjiptit të hënën (20.07) një zëri hapën rrugën për një prani ushtarake në Libi. Qëllimi është „të mbrohet siguria kombëtare nga milicët e armatosur dhe elementët e huaj terroristë”. A kërcënon tani një shkallëzim i mëtejshëm?

E qartë është: që me këtë vendim të paktën shtohet rreziku i konfrontimit direkt me Turqinë. Ankaraja mbështet „qeverinë e unitetitkombëtar” në Tripoli nën drejtimin e kryeministrit Fajis al-Sarradsch. Kajro në të kundërt bashkë me Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështet gjeneralin kryengritës Chalifa, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin parlamenti në azilim në Tobruk në lindje të Libisë. Të dyja palët, sikurse lerësojnë mediat arabe, po përgatiten për një konfrontim të mundshëm, jo patjetër me trupat e veta. Ankarja krahas ushtarakëve turq ka sjellë në vend edhe mijëra luftëtarë nga Siria duke i mundësuar suksese ushtarake të parashikuara qeverisë së Al-Sarradsch. Egjipti, sikurse njofton gazeta “Rai Al-Youm”, ndërkaq po armatos masivisht fiset libiane.

„Vija e kuqe” e Egjiptit

Fillimisht trupat e Al-Sarradschs duan të marrin nën kontroll qytetin Sirte dhe bazën ajrore Jufra. Me këtë për Egjiptin do të tejkalohej përfundimisht „vija e kuqe”, pati deklaruar presidenti Al-Sisi pak më parë. Këtu është fjala jo vetëm për impiantet e naftës në lindje të Sirtes. Al-Sisi gjithashtu druan, se trupat turke apo trupa të kontrolluara nga Turqia mund të depërtojnë direkt deri në territorin kufitar libiano-egjiptian. Si me porosi udhëheqësit e fiseve në Libi dhe qeveria në azilim në i tpatën bërë thirrje hapur Egjiptit për ndërhyrje.

Përkatësisht në Egjipt është i tensionuar edhe toni i mediave të kontrolluara nga shteti. Në njëkoment të gazetës “Youm7″ shkruhej për „tre armiq historik”, me të cilët përballet vendi: Etiopia, qëq përmes digës do t’i marrë Egjiptit ujin e Nilit; Katari, që me gjasë financon të gjitha planet e orientuara kundër Egjiptit; dhe Turqia, e cila kërcënon kufirin perëndimor të vendit.

“A është kjo që po ndodh aktualisht në Siani një koincidencë e rastësishme kohore?”, shkruhet në një koment. Një përgjigje ndaj të tilla teorive të rëndomta konspiracioni në Kajro autori e anashkaloi, por me një dozë të lartë patriotizmi proklamon mbrojtjen egjiptiane.

Interesa kontradiktore

Situata aktuale është e vështirë dhe kërcënuese, thotë Tim Eaton, që studion pranë Think-Tank-ut britanik “Chatham House” mbi ekonominë e luftës në Libi. Ai druan, se Al-Sarradsch-it dhe Turqisë nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e Egjiptit. Egjipti dhe Turqia ndjekin sëcili për vete një sërë interesash në Libi, që janë mjaft kontradiktore.

Turqia do të mbëhtesë jo vetëm qeverinë e Libisë në Tripoli, por edhe forcat me orientim islamik nëvend, vëren Eaton. Po ashtu ajo ka edhe interesa ekonomike në formën e krijimit të një situate të favorshme për marrëveshje në të ardhmen me Libinë dhe: „Turqia e ka shfrytëzuar ndërkohë mbështetjen që qeveria e unitetit i jep pozicionit turk në debatin për shpimet në hapësirën lindore të Mesdheut.”

Ndërkohë që Egjipti nuk shqetësohet për sigurinë evet territoriale, thotë Eaton: “Politika egjiptiane ka edhe një element ideologjik: Ajo e konsideron vëlöazërinë myslimane e kësisoj edhe aktorët e tjerë krah saj si kërcënim ekzistencial, ndaj të cilit duhet të mbrohet.” Kryesisht presdientin turk Rexhep Tayyib Erdogan Kajro e konsideron si mbështetësin më të madh të kësAaj vëllazërie në rajon. Edhe kryeministri i Libisë Al-Sarradsch konsiderohet prej Egjiptit si një krah ndihme për vëllazërinë mylsimane, ndërsa rivalin e tij Haftar e sheh si një mburojë ndaj islamistëve.

Ushtri me potencial të fuqishëm

SI vendi i NATO-s Turqia ashtu edhe Egjipti kanë ushtritë ndër më të frotat në rajon. Në klasifikimin e fundit të „Global Firepoëer Index” të 2022 Egjipti zë vendin e nëntë për ushtrinë e tij ndër 139 vende gjithsej. Të regjistruar janë 920.000 ushtarë, 215 avionë luftarakë dhe 4295 tanke. Ushtria turke renditet pak më poshtë si e 11 dhe është po ashtu e pajisur mirë: 735.000 ushtarë, 206 avionë luftarakë, 2622 tanke.

Sidoqoftë sipas Nasser Zouhir, këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtarë në “Geneva Center for Political and Diplomatic Studies: “Mund të ketë përplasje të shpejta të shkurtëra, përmes të cilave të dyja palët do të synojnë të demonstrojnë forcën, për t’u rikthyer tek një zgjidhje politike”, thotë Zouhir për DW. Me kërcënimet e veta ndaj Turqisë dhe aleatëve të saj në Libi,  Egjipti mund të synojë edhe përfitimin në favor të vet në valën e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për Libinë.

SHKARKO APP