Home POLITIKE Kthehet në ku...

Kthehet në kufi kryeministri i Malit të Zi, nuk kishte test COVID

184
0

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, është kthyer në pikën e Kalimit Kufitar të Hani të Hotit, ndërsa udhëtonte drejt Tiranës, ku do të takohej me kancelaren Angela Merkel.

Mësohet se shkak për kthimin nga autoritetet shqiptare ishte fakti se kryeministri malazez nuk kishte test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazes, Aleksandar Brezar, ka postuar në Twitter pamjet, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan gazetari.

Ndërkohë kryeministri malazez është kthyer për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas iu bashkua takimit me kancelaren Merkel.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit