Kualifikimi për në finale, Rama uron Luiza Gegën: Respekt Kampione!

Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar një vend për në finalen që do të mbahet më 4 gusht. Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar atleten shqiptare me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Respekt Kampione. Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike ”, shkruan Rama.

Luiza Gega është sportistja e fundit shqiptare që garon në Lojërat Olimpike të Tokios.

SHKARKO APP