Kualifikueset e EURO U-17 për vajza / Shqipëria mundet thellë 1-7 nga Irlanda në “Air Albania”

Shqipëria e vajzave U-17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza. Kombëtarja e vajzave U-17 u mund në ndeshjen e parë në stadiumin “Air Albania” nga Irlanda U-17 me rezultatin 1-7.

Pjesa e parë nisi e balancuar, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë. Megjithatë me kalimin e minutave, Irlanda doli përpara me disa sulme të rrezikshme dhe ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin në minutën e 25-të me Hannah O’Brien.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë për Kombëtaren e vajzave nisi me një zëvëndësim. Nga loja doli Samanta Hysa dhe u aktivizua Natali Gjergji.

Në anën tjetër Irlanda shënoi menjëherë golin e dytë me Keelin Dodd. Ndërsa në të 70-ën Irlanda realizoi edhe golin e tretë me Katie Laëlee. Pavarësisht pësimit të golit të tretë, Shqipëria gjeti forcë të reagonte dhe shënoi me Xhesika Ndojin, e cila u tregua e saktë përballë portieres kundërshtare.

Pak më vonë, Irlanda shënoi sërish në të 75-ën me Sorcha Melia, ndërsa Keira Sena realizoi golin e pestë në minutën e 82. Në fundin e takimit Iralanda shënoi edhe dy gola të tjerë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 7-1.

Shqipëria U-17 ndodhet në grupin B6 ku bëjnë pjesë Irlanda U-17 dhe Izraeli U-17. Ndeshjet e këtij grupi organizohen nga FSHF dhe takimi i dytë do të luhet të premten më datë 23 shkurt. Irlanda do të përballet me Izraelin në “Air Albania” në orën 11:30. Ndeshja e fundit në grupit B6 do të zhvillohet më datë 26 shkurt po në stadiumin “Air Albania” ku Shqipëria e vajzave do të përballet me Izraelin.

SHKARKO APP