KUJDES pamje shumë të rënda, video e momentit kur qëllohet për vdekje biznesmeni në Shëngjin

Dalin edhe pamjet e rënda të ekzekutimit të biznesmenit Adrian Nikulaj, në një nga tavolinat e lokalit të tij në Shëngjin. Papritmas një person i veshur me jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë, qëllon me breshëri në drejtim të tij duke i marrë kështu edhe jetën. Pasi kryen vrasjen, autori duke i drejtuar armën një personi të pranishëm, largohet nga vendi i ngjarjes. Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Deri më tani autori është i lirë.

SHKARKO APP