Home Sporti Kukësi fiton ...

Kukësi fiton ndaj Partizanit me një super gol të Taipit, Egnatia mund Bylisin (VIDEO)

140
0

Kukësi rikthehet në rrugën e fitoreve në Kategorinë Superiore, duke marrë një sukses 1-0 ndaj partizanit. Skuadra verilindore siguroi tri pikë të arta përballë “Demave”. Dueli i luajtur në stadiumin “Kukës Arena” u vendos nga një eurogol i Gjelbrim Taipit.

Kapiteni realizoi një gol shumë të bukur me roveshatë në mesin e pjesës së parë. Me suksesin e sotëm, Kukësi është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 37 pikë.

Egnatia fitoi 2-3 në Ballsh përballë Bylisit vendas, duke u ngjitur e vetme në vendin e katërt me 34 pikë. Golat u realizuan në pjesën e dytë të sfidës.

Xhonathan Lajthia shënoi me kokë dhe kaloi vendasit në avantazh. Më pas ndodhi përmbysja. VAR-i akordoi penallti për Egnatian dhe karton të kuq për Damcevskin e Bylisit.

Jackson u tregua i saktë dhe vendosi baraspeshën. Egnatia kaloi në avantazh me golin e Raphael Dëamena. Sotiq Atanda realizoi golin e tretë për skuadrën nga Rrogozhina. Goli i Aleksander Trumcit në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistika për Bylisin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit