Kukësi zyrtarizon afrimin e sulmuesit të dalë nga akademia e Sevillas

Kukësi ka bërë një goditje të madhe në merkato duke afruar një mesfushor me eksperiencë në disa klube europiane. Pablo De Lucas do të jetë futbollisti më i ri i verlindorëve.

34-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 1 vit dhe pritet të sjellë mjaft cilësi në repartin e mesfushës. Së fundmi, De Lucas ishte pjesë e Argesit në kampionatin rumun ku u aktivizua vetëm 4 ndeshje. Mesfushori spanjoll pritet të sjellë mjaft eksperiencë pasi është një futbollist i dalë nga akademia e Sevijës në Spanjë.

Postimi i Kukësit

✅ Zyrtare! Pablo De Lucas është futbollist i Kukësit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Pablo De Lucas është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 34-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin një kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ De Lucas vjen te Kukësi pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun. Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën me klubin e Sevillas në Spanjë duke dubutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijon, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit De Lucas me fanellen e ekipit tone. Bienvenidos Pablo 🇪🇸

Skeda e Lojtarit:

Emri: Pablo De Lucas

Mosha: 34 vjeç

Kombësia: Spanjoll

Gjatësia: 1.77 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Sevilla, Real Murcia, Rayo Vallecano, Gijon, Alaves, Salamanca, Petrolul, Beitar Jerusalem, Xanthi, Vitorul, Voluntari, Arges

SHKARKO APP