“Kukulla” e Putinit në Gjermani, politikania që punoi për interes të Gazprom-it

Manuela Schwesig është një politikane gjermane e Partisë Social Demokrate që shërben si Presidente e rajonit Mecklenburg-Vorpommern që nga 4 korriku 2017. Mediat gjermane kanë zbuluar se ajo bashkëpunoi me Gazpromin rus dhe loboi për ndërtimin e Nord Stream 2.

Ajo akuzohet për ngritjen e një fondacioni mjedisor që dyshohet se ishte krijuar fshehurazi për të lobuar për tubacionin e gazit të mbështetur nga Rusia, për ta “shpëtuar” atë nga kritikat dhe për të anashkaluar sanksionet e SHBA.

Bashkëpunimi i Schwesig me Nord Stream 2 AG vërtetohet edhe nga qindra email-e dhe dokumente të publikuara në përputhje me Aktin e Informacionit Mjedisor.

SHKARKO APP