Kumbulla reagon për luftën në Ukrainë: Uroj që njerëzit të kenë një mundësi tjetër si familja ime

Marash Kumbulla ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, teksa ka shprehur keqardhjen për luftën që po zhvillohet në territoret e Ukrainës, ku ushtria ruse ka nisur pushtimin. Mbrojtësi i skuadrës së Romës dhe Kombëtares së Shqipërisë, shpreson që lufta të përfundojë sa më parë.

“Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata njerëz që po vuajnë tani. Shpresoj që kjo të përfundojë së shpejti dhe të gjithë të përfshirët të kenë një mundësi të re siç e pati familja ime“, shkruan 22-vjeçari nga Malësia e Madhe.

Situata në Ukrainë ka prodhuar reagime të shumta nga shumë faktorë të botës së sportit.

SHKARKO APP