Home Sporti Kupa e Shqipë...

Kupa e Shqipërisë 2023-2024/ Nesër luhen takimet e kthimit gjysmëfinale

25
0

Nesër do të luhen takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij kompeticioni.

Tirana- Kukësi dhe Vllaznia-Egnatia, të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 18:00. Në “Air Albana” bardheblutë do të kërkojnë që të bëjnë mrekullin, pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë pas fitores në takimin e parë 2-0. Kukësi do të synojë të mbrojë rezultatin për të siguruar kualifikimin në finale.

Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet sfida tjetër gjysmëfinale. Egnatia vjen e avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Trofeu i Kupës së Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit