Kupa e Shqipërisë/ Partizani fiton çerekfinalen e parë ndaj Kukësit, vendos goli i një ishi

Partizani fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kukësit, në ndeshjen e parë, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të kuqtë iu falën golit të Gjelbrim Taipit, me këtë të fundit që i shënoi ish-skuadrës së tij. Lajmi i keq për Partizanin, është dëmtimi i Skukës, i cili në minutën e 19-të, u largua nga fusha me barelë.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në kryeqytet, ku do të vendoset skuadra që kalon në gjysmëfinale.

SHKARKO APP