Kupa e Shqipërisë rikthehet sot në fushë, Teuta sfidon Laçin

Pas kombëtares, rinis menjëherë futbolli i luajtur për Kupën e Shqipërisë. Në orën17:45 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e këtij kompeticioni.

Teuta rikthehet të Durrës që të luajë pas 9 muajsh, teksa do të presë Laçin. “Djemtë e detit” janë të motivuar nga fitorja e fundit me kurbinasit në kampionat.

Laçi do të jetë i etur për hakmarrje, pasi synon ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni, ndërkohë që llogarit e kampionatit dhe për ta duket se janë të mbyllura.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë do të luhet mes Partizanit dhe Vllaznisë, ditën e nesërme në të njëjtën orë në “Elbasan Arena”.

SHKARKO APP