Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron besimtarët: Solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë

Placeholder Image

Me rastin e Kurban Bajramit, Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, ku në urimin e tij nënvizohet thirrja që të ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.

Urimi i plotë

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.

Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.

T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.

Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!

SHKARKO APP