Kurti: Kosova e kër*ënuar nga ata që duan të pasurohen me lu*të dhe a*më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendi që udhëheq vazhdon të jetë i kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar në organizatat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Në një intervistë për agjencinë italiane “AGI” të shtunën, Kurti ka thënë se ata që u pasuruan me luftën e fundit janë kthyer në kriminelë.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti, i cili është në Itali dhe po merr pjesë në kongresin e Parlamentit Evropian Socialist.

Shefi i Qeverisë së Kosovës e ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë. “Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin”, ka shtuar ai.

SHKARKO APP