Home Rajoni Kurti: SHBA p...

Kurti: SHBA partner i Kosovës, por nuk pajtohemi për gjithçka

26
0

Kryeministri Albin Kurti, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner i Kosovës, por nuk mund të pajtohet gjithmonë për gjithçka, paçka paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për dëmtim të partneritetit pas vendimit për dinarin.

Kurti tha sesi qeveri e kanë për detyre të mbështesin rregulloren e re të BQK-së që ndalon monedhat e huaja si mjet pagese. Ai shtoi me tej se me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për siguri dhe politik të jashtme, Josep Borrell, diskutuan për temat e dialogut, ndërsa shtoi se do të shkojë në Bruksel nëse do të ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Serbia nuk ka se nga kush të mbrohet. Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës”, ishte deklarata e Kurtit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit