Home POLITIKE Kush e bëri v...

Kush e bëri vrasës 21-vjeçarin?

2558
0

Nga: Redjon Shtylla

Mëngjesi i kësaj të marte nisi me vrasje. Ngjarja kriminale ndodhi në Lezhë, aty ku oficeri i krimeve, Saimir Hoxha u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili edhe u vetëvra. Një postbllok i ngritur nga policia në Ishull Lezhë, ndaloi edhe makinën ku drejtues ishte 21-vjeçari.

Hoxha shkoi për ta pyetur, dhe për ti kërkuar dokumentacionet. Në këto momente mësohet se i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje. Aryesja? Ende nuk dihet, por droga është pika kryesore. Rama rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Më pas 21-vjeçari është larguar me makinën që del që është me targa të vjedhura, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Forcat speciale Renea, repartet e FNSH-së si dhe nga ajri me helikopterë, pra e gjithë policia në këmbë. Aldi Rama ka tentuar të vetëvritet, por ka mbetur i plagosur, në gjendje kritike për jetën.

Familja e të riut është e tronditur, por ngjarja e sotme është ajo që shohim në rrjete sociale, dhe askush nuk nis asgjë për asnjë. Më 24 shtator të vitit 2017, Aldi hodhi në facebook një foto ku shihet ulur në lokal, ndërsa në tavolinë si ”aksesor” ka një pistoletë.

Kush e bëri vrasës 21-vjeçarin? ”Vetëm sepse bëjmë gjëra të këqija, nuk do të thotë që ne jemi njerëz të këqij”, është një nga thëniet e postuara nga Aldi në facebook. Pothuajse çdo foto e tij ka pozën e njëjtë, fytyra e mbuluar me dorë. Kjo është një shenjë e djemëve të këqinj, dhe Aldi paska rritur brenda vetes një person të keq, një vrasës. Nëse familja nuk ka kuptuar gjë, po autoritetet në vend, as ata nuk ditën të kuptonin se kush është Aldi?

Në moshën 18-vjeçare, Aldi bëri burg për herë të parë, pasi akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij, e gjatë kontrollit në banesën ku jetonte me gjyshin, i kishin gjetur dhe një cigare kanabis. E dashura e kishte denoncuar në Polici dhe për dhunë por çështja u pushua. Pse e liroi Gjykata, pse nuk e ruante Policia?

A duhet që në Policinë e Shtetit të ketë një sektor që ruan dhe mbikqyr personat që kanë pasur probleme me ligjin, si në rastin e Aldit? Vrasës atë e ka bëra familja, shoqëria, shteti, një kupolë e madhe që sot nuk ka asgjë në kontroll, dhe të rinjtë sot lëvizin me armë, me makina të shtrenja. Duan një jetë që nuk e kanë, duan të duken si kapo bandash kur nuk janë.

Në median sociale janë kthyer në të preferuar të publikut personazhe që promovojnë drogën, vrasjet, armët dhe gjithçka anti-ligjore. Në vend të shqetësimit, jeni NE ata që i përkrahim, duke i ndjekur, dëgjuar dhe klikuar.

Vrasës Aldin dhe si ai, i bëjmë ne çdo ditë. Nuk është koha që opozita të akuzojë qeverinë, por të bashkohet për të përmirësuar situatën. Ka ardhur koha që familja, shoqëria dhe shteti të veprojë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit