Kush e fiton titullin nëse Milani, Napoli dhe Interi e mbyllin në barazim pikësh?

Në Itali do të ketë një garë treshe për titullin kampion mes Milanit, Napolit dhe Interit kur mbeten edhe 7 javë nga fundi. Kuqezinjtë janë ende në krye, por vetëm me një pikë më shumë se skuadra e Luciano Spallettit dhe 4 më shumë se Interi. Por çfarë ndodh nëse të tre skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta?

Në rast barazimi në pikë, atëherë do të jetë një situatë e zgjidhshme. Me pikë të barabarta, është Milanit që do të triumfonte, pasi në këtë rast vendosin duelet direkte. Dueli i fazës së parë përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që i fazës së dytë përfundoi 2-1 në favor të Milanit.

Ndaj Interit, Milani ka avantazh e dueleve direkte, ndërkohë që me Napolin vendos diferenca e golave. Nëse Interi dhe Napoli do ta mbyllnin me pikë të barabarta, atëherë titulli do të fitohej nga zikaltërit. Mbetet të shihet se si do të shkojë situata deri në fundin e sezonit, teksa gara pritet të jetë e ndezur dhe spektakolare. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP