Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/04/da3cf460-d0f1-493f-ac85-ff440b89c354-1.jpeg)
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi-Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.
Ndeshja e javës së 30-të Korabi-Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.
Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.