Home POLITIKE Ky djalë nuk ...

Ky djalë nuk resht së surprizuari

572
0

Nga Çim Peka

”Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane”. Kjo ishte shprehja që artikuloi Lulzim Basha sot. Një mendje më thotë, ti përgjigjem siç e meriton, por prapë frenohem për shkak të njëfare raporti që kam patur me të këto vite. Po i përgjigjem nëpërmjet Arben Imamit.

Pas katrahures së zgjedhjeve të 2017, dhe rrëmujes për rizgjedhjen e tij si kryear (i vetë-ngrirë), në muajin shtator të atij viti, Basha mbledh kryesinë e partisë. Ndryshe nga parafolësit që i ulërinin dhe e fyenin, Imami u shpreh kështu ”Dëgjo mor djalë. E para, i vetmi konflikt që kemi ne si kryesi me ty si kryetar, është se ne kemi dashur që ti të bëhesh kryeministër, ndërkohë që ti nuk ke dashur. Së dyti, nëse i referohemi teorisë së probabilitetit, sikur ti të ishe një njeri me inteligjencë zero, probabiliteti që ti të merrje vendime të drejta do të ishte 50/50. Por ti je një rast ekzemplar në botë, që ka nevojë për studim shkencor. Sepse je njeriu i vetëm në botë, që 100% të vendimeve që ke marrë, i ke patur në dëmin tënd”.

Që goditja ndaj Berishës është një plan i mirëmenduar midis Bashës dhe Ramës, kjo është evidente. Po ju jap vetëm një fakt. Të nesërmen e 25 prillit, Lulzim Basha krijoi një sllogan të ri. Pas çdo fjalie të shprehur në publik ai shtonte fjalën ”Rama-Doshi-Rakipi”, Kujtojme qe Doshi dha doreheqjen menjehere pas daljes se rezultatit, per shakak se ishte person i shpallur non-grata. Kjo histori zgjati tre javë. Derisa DSH shpalli dhe Berishën. Nga ajo ditë, sllogani i Bashës u ndryshua. U hoq emri i Rakipit. U la vetë dyshja ”Rama-Doshi”.

Rama si kryeministër, dhe Doshi si person i shpallur non-grata. Të njëjtën gjë bënë edhe rrethi i ngushtë i Bashës në parti. Mesazhi që Basha po përconte ishte evident: Rama ka Doshin, i cili eshte non-grata dhe u detyrua të dorëhiqet. Unë kam Berishën. Kjo është pjesa e ligësisë së tij. Për këtë pjesë as Sali Berisha nuk ja vë veshin shumë, se ai është i mësuar me thika pas shpine. Basha është i ri në parti e nuk e di historinë e sajë në 1990-2005. Ai nuk është as i pari e as i fundit. Ajo që më bën vërtet përshtypje është profecia e Arben Imamit.

Të dalësh si kryetari i partisë dhe të deklarosh se unë nuk lejoj mbledhjen e Kongresit, kur me statut nuk ke asgjë në dorë, dhe nuk të pyet njeri, vetëm një Bashë e bën këtë. Nuk ka të dytë. Të deklarosh në grup parlamentar se Berisha ka gjithë partinë me vete, por unë nuk lejoj mbledhjen e Kongresit, prapë vetem një Bashë mund ta thotë këtë. Të deklarosh se baza që mbështet Berishën është anti-amerikane, por unë si kryetari i tyre jam pro-amerikan, vetëm një Bashë e bën.

Sot doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës. ”Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane”. E para Lul, Kongresi nuk është për amerikën, por për ty. Dhe ti e di mirë këtë punë. E dyta, kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush ty dhe as nuk mund ta ndalosh. E treta, kongresi do të mblidhet e do të shkarkojë me një fishkëllimë, dhe ti përsëri e di këtë. E katërta do të shkarkohesh jo për Berishën, por për atë çfarë ti i ke bërë Partisë Demokratike. Me cadrën, me bojkotin, me faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve.

Nga sot e tutje, teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është anti-amerikane. Në dy takimet e para të Berishes me bazen e partisë, një gjë është evidente. Më në fund Lulzim Basha ka arritur ta mund Ramën, duke zënë vendin e parë si njeriu më i urruer nga demokratët. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe për ca ditë, jo pa parti, apo edhe pa Salianjin do të ngelet. Pasi ka përdhosur çdo demokrat, së fundi Basha ka vendosur t’u fyjë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij.

Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund ta sigurojmë: nëse vazhdon në këtë rrugë, atëherë demokratët do ti tregojnë se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe kur të ndodhë kjo, shumë prej nesh do të na vijë turp me veten. Të paktën atyre që e mbështetën në kohë të ndryshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit