25 vitet e Kazakistanit, udhëtim në “mbretërinë” e Nursulltanit

Pushteti i presidentit Nazarbajev “mbahet” edhe nga Moska. Historia e opozitarit të burgosur e të liruar së fundmi Kozlov dhe masakra e Zhanaozenit.

Kanë kaluar 25 vjet që kur në 16 dhjetor 1991, Kazakistani deklaroi pavarësinë e tij nga BRSS tashmë e shpërbërë. Si atëherë ashtu edhe tani, në pushtet është akoma ai: Nursulltan Nazarbajev, një president autoritar, i cili që në kohët e Gorbaçovit, mban fort në duar të tij timonin e këtij vendi të Azisë Qendrore, i madh nëntë herë sa Italia dhe shumë i pasur me hidrokarbure. Dhe kjo e rendit këtë vend mes më të rëndësishmëve në arenën ndërkombëtare. Kazakistani mbetet gjithnjë shumë pranë Moskës dhe bën pjesë në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të themeluar nga Putini dhe të mbizotëruar nga Rusia, por bën biznes dhe mbyll marrëveshje edhe më Kinën si dhe ka marrëdhënie shumë të mira me fuqi kryesore perëndimore, kompanitë e të cilit eksportojnë prej këtu sasi shumë të mëdha të naftës dhe gazit.

Në Kazakistan opozita thuajse nuk ekziston. Të tentosh t’i vendosësh një kufi pushtetit absolut të Nazarbajevit, rrezikon burgun, shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunë. E di mirë Vladimir Kozlov, lideri i asaj që ishte partia e parë opozitare, Algà! (Përpara!).

Ka dalë nga burgu vetëm gushtin e shkuar, pasi kaloi më shumë se 4 vjet e gjysmë pas hekurave. Motivi? Kishte provokuar “trazira në masë dhe urrejtje ndëretnike”.

KazakSipas shumë vëzhguesve, pas dënimit të tij qëndrojnë arsyet politike. Kozlov është akuzuar se ka nxitur në revoltë naftëtarët e Zhanaozenit, protesta e të cilëve u shtyp në mënyrë gjakatare nga policia kazake. Në 16 dhjetor 2011 – 20-vjetori i pavarësisë së vendit – policia qëlloi me pushkë manifestuesit, duke vrarë 16 persona dhe plagosur 95 prej tyre. Në burg përfundoi pikërisht Kozlov, i cili në ditën e masakrës ishte krejtësisht në një vend tjetër.

“Më 16 dhjetor, – tregon ai, – isha para Monumentit të Pavarësisë, këtu në Almati, me një delegacion të partisë dhe një tufë lule në duar. Ishte pikërisht ai moment, kur na njoftuan në telefon nga Zhanaozeni dhe në celular dëgjuam zhurmat e pushkëve dhe njerëzit që ulërinin ‘Po na vrasin!’”. Një video tregon qartë punëtorët që largohen me vrap dhe policia që i qëllon pas krahëve, duke i rrëzuar si birila. Disa të plagosur rrihen barbarisht ndërsa ishin në tokë, të pambrojtur. Duket madje edhe një person – me siguri një agjent – i cili qëllon kundër atyre që largohen, duke i drejtuar pistoletën me të dyja duart, për të marrë shënjestër sa më mirë. Ish-lideri i opozitës, i cili ka treguar gjithçka me zë të mekur, tani është dukshëm i emocionuar: “Policët i neutralizonin njerëzit e plagosur…”, – kujton ai. Po ashtu, ai denoncon ministrin Kassymov, i cili ishte dhe vazhdon të jetë akoma ministër i Brendshëm. Pyetjes pse dha urdhër të qëllohet me armë zjarri, ai iu përgjigj se “policia ka hapur zjarr vetëm në rastet kur jeta e tyre ishte në rrezik”. Një gënjeshtër e madhe në fakt.

kazak 1Astana, kryeqyteti, do të presë së shpejti Ekspozitën Ndërkombëtare ‘Expo 2017’, që do të ketë si temë energjinë e rinovueshme. Një arritje e madhe, pasi rreth 20 vjet më parë, Astana ishte një qytezë provinciale në lumin Yesil. Gjithçka ndryshoi në vitin 1994, kur u vendos të shpallej kryeqytet i vendit, sepse ndodhej më në qendër dhe ishte më pak i rrezikuar për t’u goditur nga tërmetet në krahasim me Almatinë. Të ardhurat nga eksportimi i naftës e kanë shndërruar këtë qytet në Dubain e stepave: një qytet modern, i pasur me kryevepra arkitektonike, struktura të së ardhmes dhe grataçela, i lindur nga asgjëja mu në mes të stepave. Nëse në Almati i është dedikuar një statujë Nazarbajevit, edhe në Astana pallatet, ndërtesat dhe monumentet janë plot me referenca për këtë kryetar shteti që i ngjan shumë një sovrani absolut. Përkundrazi, Nazarbajevit në Astana, i është kushtuar deri dhe një muze: quhet Muzeu i Presidentit të Parë dhe ai ndodhet në sallat e ish-pallatit presidencial.

SHKARKO APP