71- vjetori i Gjyqit Farsë të Janinës
Nga Nexhat Merxhushi
Dënimet e Gjyqit Farsë të Janinës kundër Shqiptarëve të pafajshëm të Çamërisë, një turp për Demokracinë e Lashtë Greke. Ja çfarë thotë historiani grek, Jani Sharra, pjesëmarrës në Luftën e popullit grekë për liri, kundër okupatorëve italo-gjermanë, për këto gjyqe. “Me stabilizimin e shtetit, pas çlirimit dhe me favorizimin e gjykatave reaksionare të cilat gjykonin njerëz në bazë të të dhënave, myslimanët çamë u dënuan në mungesë si kriminelë dhe si spiunë dhe të gjithë u dënuan me vdekje, me burgim të përjetshëm dhe me ndalim të përhershëm për tu kthyer në vendin e stërgjyshërve të tyre, gjithashtu dhe me konfiskim të të gjithë pasurive në favor të shtetit.” (Jani Sharra tek “Istoria tis Periohisë Igumenicas 1500-1950”, Athinë 1985 faqe 673). Gjyqi i Janinës i vitit 1946 ishte një përmbledhje e gjyqeve të improvizuara farsë, që u bënë nga zervistët në vitet 1944-45, si në Paramithi, Filat, por edhe në gjithë Çamërinë. Gjyqi i Janinës i vitit 1946 dënoi ata Shqiptarë çam që ishin vrarë më parë nga zervistët, ose ishin larguar ose kishin vdekur para Masakrave. Qëllimi ishte për ti treguar opinionit se aty nuk kishte çam, por edhe ata që mbetën, ikën me okupatorin si bashkëpunëtorë. Në një nga vendimet që dha Gjyqi i Janinës ishte dhe masa që Çamët e mbetur gjallë të mos kishin të drejtë të ktheheshin më në Çamëri.
Gjatë masakrave te viteve 1944-45 zervistët vranë çam (karakteristikë e tyre) me armë të ftohta, pa bërë zhurmë. Më 28 qershor 1944, në shkollën e Paramithisë, u vranë dhjetëra çam të pafajshëm. Dhe ku! Në vendin e dijes, e kulturës. Besoj se në këtë shkollë duhet vënë një parullë me thënien e eksponentit nazist Bolduer Von Schirack, që pasi u dënua 20 vjet burg për krimet e bëra tha: “Kur dëgjoj fjalën kulturë, nxjerr revolen.”
Për masakrat në shkollën e Paramithisë, një dëshmitare e moshuar (në dëshminë e saj pranë Komisionit Hetimor Ndërkombëtar më 1945 në Konispol) tha: “Mua dhe disa gra të tjera, mbas katër ditëve na çuan tek shkolla për të pastruar. Në muret e klasave ishin ngjitur tru të përziera me gjak. Dhe kjo masakër u bë pas një gjyqi të improvizuar farsë, në shkollë.
Për vërtetësinë e këtyre gjyqeve, historiani Sharra kërkon dhe ballafaqim faktesh kur thotë: “Këto ngjarje janë plotësisht të vërtetuara, të kryqëzuara dhe të padiskutueshme. Shumë nga këta vrasës nuk rrojnë më prej kohësh, të paktë që rrojnë do t’i kujtojnë dhe do të pendohen. Këto ngjarje ndodhën para syve të autoriteteve dhe me bekimin e tyre.” (Jani Sharra, po aty f.632)
Në gjyqin famëkeq të Janinës, u lexuan dhe disa prej akuzave kundër shqiptaro-çamëve, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.
Akuzat: Të pandehurit shqiptaro-çam shpallen fajtorë për veprimet e tyre, duke kryer krime ndaj grekëve, në bashkëpunim me okupatorët Italo-Gjerman. Shqiptaro-çam ishin bashkëpunëtorë me okupatorin dhe së bashku me të morën pjesë në grabitjen dhe vrasjen e 49-të grekëve të pafajshëm më vitin 1943 në Paramithi.
Kjo akuzë e grekëve bie poshtë. Asnjë dokument Helen apo edhe i Rajhut nuk gjendet që të vërtetojë edhe pjesëmarrjen e çamëve në vrasjen e 49-të grekëve. Këtë masakër të gjermanëve e mori përsipër Ambasadori Gjerman në Athinë në një përkujtimore. Në atë kohë, viti 1943, unë isha në Paramithi dhe asnjë çam nuk e aprovoi këtë akt të shëmtuar të gjermanëve. Grabitën pasurinë e grekëve dhe me armë në dorë, kaluan në fshatrat e Margëllicit (Leftrolordhe Frarë) duke vrarë gra dhe fëmijë.
Besoj se kjo akuzë u takon Bandave Greke që në kohën e ardhjes së Princit trashëgimtar Kostandin më 18/03/1913 në Janinën e çliruar kryen veprime të shëmtuara në Frarë karshi shqiptaro-çamëve duke vrarë dhe duke grabitur pasuritë e tyre në Frarë dhe duke I përzënë Çamët nga shtëpitë e tyre. Ja si i përshkruajnë këto masakra disa autorë grekë në Frarë më 1913 . “Pas pushtimit të Janinës dhe gjithë Çamërisë, ushtarët grekë lanë kujtime të hidhura në popullsinë shqiptare të Çamërisë. Banda me ushtarë Kretas të drejtuara nga Manolos Mantokis nga Granica, nuk kursyen asgjë të gjallë ndër myslimanët. (Historiani Grekë G. Fessopullos). Kurse Historiani Gjerman shprehet: “Pas pushtimit të Janinës, në rrethinat e saj, kishte kufoma shqiptarësh të shpërfytyruar në mënyrën më të egër.” (Historiai Gjerman Buehberg tek Libri “Vitet e mia në Shqipëri” faqe 142)
Akuzat vazhdojnë:
- “Dogjën bashkë me Italianët dyqanet dhe depot e Kutupit në Paramithi.”
Shtëpia ime ishte sipër pazarit të Paramithisë dhe unë bashkë me gjyshen dhe vëllanë, e pamë nga dritarja këtë zjarr që vunë italianët. Por siç morëm vesh të nesërmen, zjarrin e shuan disa djem çam dhe asnjë grek nuk u afrua të merrte pjesë.
- Dërguan delegacion në Tiranë për të bërë bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë (1943)
- Ngritën flamurin shqiptar në Paramithi me 1943
Në vendimin e gjyqit të Janinës nr. 344 dt. 27 Maj 1946 thuhej: “ Të pandehurit shpallen fajtorë me Nenin 1 paragrafët 4, 6, 7, 10 dhe Nenin 6/45 i Ligjit 533 paragrafët 2, 57, 160, 287, 288 dhe dënohen:
- Me burgim të përjetshëm (sipas fajit)
- Me konfiskim të pasurisë
- Me vdekje (sipas fajit)
- Me moskthim ne vendin e Lindjes
Dënimet u dhanë në mungesë. Më vonë, në një shkresë dërguar Gjyqit të Diktimit të Janinës, Prevezës dhe Artës, Ministria e Drejtësisë në Athinë me nr. Vendimi 187835 të vitit 1976 “Mbi shkatërrimin e dosjeve të proceseve gjyqësore penale të bashkëpunëtorëve deri në vitin 1950, nuk ka qenë e mundur. Verifikimi përfundimtar apo i parevokueshëm i atyre për të cilat bëhet fjalë në vendimet e Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, prandaj duke I konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe qe nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla, pra jo si përfundimtare, ato për rrjedhojë bëjnë pjesë në përshkrim të dënimit Penal, dhe jo në ato të vendimit d.m.th të Nenit 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Gjykata e Diktimit të Janinës anuluan zbatimin e mëtejshëm të Vendimit nr. 344 dt. 27 Maj 1946. Me këtë u mjaftuan “Ministria e Rendit Publik Athinë, Drejtoria e Shërbimeve Kriminale, Seksioni i Arkivave dhe Zyra e Ndjekjeve Penale në Athinë.” Ky vendim i Gjykatës së Diktimit u dha më 29 shtator 1976 me nr. Prot. 1837. Të dënuarit i ishin 1200 persona.
Krimet, vrasjet, deponimet e njerëzve të pafajshëm I dënon Drejtësia. Çamët kanë pritur dhe presin akoma të veprojë Drejtësia ndaj kriminelëve zeristë, të cilët, pasi të vrasin dhe të përziejnë nga vatani, pasi të grabisin pasurinë, të bëjnë edhe Gjyqe Farsë. Çamët presin akoma tek Drejtësia, mbasi “Lëvizja për të Drejtat e Njeriut që u kthye në Fe të shek XXI-të, të veprojë. Çamët që erdhën në Shqipëri, nuk u vërsulën me thika e sëpata me vra kriminelët zervistë. Çamët kërkuan të veprojë Drejtësia, të veprojë Ligji, por mbetën thellësisht të zhgënjyer si nga Evropa ashtu edhe nga qeveritë shqiptare. Mbetën të zhgënjyer nga I ashtuquajturi “Shtet Demokratik”Grekë, që akoma nuk ka kërkuar falje. Sot ajo që mbetet për viktimat çamë dhe për ata që jetojnë akoma, është fitorja e madhe morale-historike, sepse me gjestin e tyre të përbuzjes, së hakmarrjes dhe besimit të tyre tek Ligji, dhanë një shembull të shkëlqyer të një shoqërie të qytetëruar dhe të paqtimit, të shtetit Ligjor, megjithëse në veshët e tyre, tingëllojnë akoma thirrjet zerviste: “Vritini shqiptarët- çamë”. Ata këputën zinxhirët e hakmarrjes dhe për këtë duhet t’u jemi mirënjohës përherë. Megjithatë, FALJA është virtyt demokratik i shtetit që ka bërë krime, kurse Drejtësia është Çlirim. Një shtet i tillë si Greqia, që nuk pranon fajet dhe është i dashuruar me vetveten, nuk ka rivalë. Kështu që Europa duhet të thotë fjalën e vet…
Të dënuar në Gjyqin e Janinës më 1946 çamë, në mungesë. Emrat janë marrë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Nr | Emër | Mbiemër | |
1 | Mustafa | Jasin | |
2 | Musa | Rushit | |
3 | Qazim | Bako | |
4 | Ibrahim | Bako | |
5 | Abedin | Mingo | |
6 | Shaban | Rrapo | |
7 | Sali | Manopullo | |
8 | Hysen | Bako | |
9 | Muhamet | Bako | |
10 | Abedin | Dino | |
11 | Shahin | Nallbani | |
12 | Zeqo | Taka | |
13 | Seit | Taka | |
14 | Ibrahim | Beu | |
15 | Sefer | Ferik | |
16 | sulo | Mezani | |
17 | Rrahmi | Nuri | |
18 | Tahir | Bili | |
19 | Alush | Dodi | |
20 | Feim | Balo | |
21 | Osman | Dino | |
22 | Esat | Xhaferri | |
23 | Nuri | Dino | |
24 | Hasan | Dino | |
25 | Masar | Dino | |
26 | Rexhep | Dino | |
27 | Hamzo | Rexhepi | |
28 | Jusuf | Izet | |
29 | Mamo | Habibi | |
30 | Isuf | Musa | |
31 | Qemal | Frashëri | |
32 | Refi | Pronjo | |
33 | Fuat | Frashëri | |
34 | Qerime | Frashëri | |
35 | Hajredin | Merxhushi | |
36 | Hasan | Avdulla | |
37 | Riza | Kali | |
38 | Tahir | Abdullamin | |
39 | Abdulla (Tahir) | Hima | |
40 | Gjyzel | Veizi | |
41 | Lut | Kano | |
42 | Arif | Berberi | |
43 | Kadri | Memko | |
44 | Mahmut | Memko | |
45 | Ahmet | Jaho | |
46 | Sami | Jaho | |
47 | Muharrem | Pronjo | |
48 | Ali | Hunda | |
49 | Maharrem | Hunda | |
50 | Hysni | Xhelili | |
51 | Abdulla | Muhedini | |
52 | Tasin | Muhedini | |
53 | Fetih | Kapoli | |
54 | Murat | Xhelili | |
55 | Mustafa | Selixhan | |
56 | Taho | Nuri | |
57 | Qazim | Manopullo | |
58 | Haki | Manopullo | |
59 | Qazim | Himi | |
60 | Ahmet | Bollati | |
61 | Ibrahim | Kati | |
62 | Avdulla | Latifi | |
63 | Haki | Latifi | |
64 | Xhevdet | Manopullo | |
65 | Ahmet | Manopullo | |
66 | Halit | Kapoli | |
67 | Sulejman | Merxhushi | |
68 | Zija | Merxhushi | |
69 | Abedin | Pronjo | |
70 | Mustafa | Gaxiri | |
71 | Xhaferr | Selixhan | |
72 | Ithon | Mingo | |
73 | Haxhi | Mingo | |
74 | Ibrahim | Dervishi | |
75 | Isuf | Dervishi | |
76 | Masar | Beo | |
77 | Avdulla | Mingo | |
78 | Sabri | Manopullo | |
79 | Zeqir | Hyseni | |
80 | Jaho (Musa) | Rushit | |
81 | Haxhi (Bajram) | Rushiti | |
82 | Osman | Kaso | |
83 | Avni | Memko | |
84 | Sefer | Hima | |
85 | Xhemal | Bejto | |
86 | Estref | Bejto | |
87 | Xhemal | Pronjo | |
88 | Qazim | Berberi | |
89 | Rexhep | Kapoli | |
90 | Esat | Pronjo | |
91 | Hasan | Merxhushi | |
92 | Mehmet | Abzdin | |
93 | Abdulla | Piri | |
94 | Bajram | Piri | |
95 | Rexhep | Piri | |
96 | Irfan (Tafil) | Gjergjan | |
97 | Iljaz | Qello | |
98 | Musa | Berberi | |
99 | Ali | Ruzhdi | |
100 | Qemal | Begati | |
101 | Rexhep | Berberi | |
102 | Shefqet | Latif | |
103 | Alush | Avdulla | |
104 | Halil | Dervishi | |
105 | Qemal | Myftari | |
106 | Reshit | Bako | |
107 | Nuri | Nuri | |
108 | Rexhep | Nuri | |
109 | Rexhep | Hunda | |
110 | Asim | Dodi | |
111 | Muharrem | Dodi | |
112 | Ibrahim | Merxhushi | |
113 | Rexhep | Dervishi | |
114 | Isa | Dodi | |
115 | Tahir | Dervishi | |
116 | Zenel | Memko | |
117 | Elmaz | Myftari | |
118 | Halit | Dalip | |
119 | Ismail | Abaz | |
120 | Haki | Xhelili | |
121 | Omer | Bilali | |
122 | Shaban | Tare | |
123 | Musa | Hoxha | |
124 | Gjyzel | Spaho | |
125 | Iljaz | Xhelali |