BB: 10 shkaqet e papunësisë në Shqipëri e rajon

Gjashtë vendet e Europës Juglindore (EJL) Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia janë ende duke luftuar për të përballuar goditjet që la kriza financiare e vitit 2008. Papunësia e lartë dhe dembelizmi, veçanërisht në mesin e të rinjve, mbetet një nga sfidat më të forta që këto vende po përballen. Papunësia e të rinjve kufizon mundësitë për rritjen e standardeve të jetesës dhe rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, vlerëson Banka Botërore në një analizë të posaçme për punësimin e të rinjve në rajon.

Rezultatet e dobëta të tregut të punës në 6 vendet e EJL do të kenë pasoja negative, jo vetëm për të rinjtë në rajon, por për rritjen ekonomike, varfërinë dhe përfshirjen sociale në të gjitha nivelet e shoqërisë, vlerëson BB.

Të rinjtë përfundojnë duke mbajtur barrën e dobësive strukturore dhe ciklike të ekonomisë, duke përfshirë edhe funksionimin e dobët të tregjeve të punës në rajon.

E rëndësishme është se politikat për të luftuar papunësinë kanë një rëndësi më të madhe për të rinjtë sesa grupmoshat e tjera. Masat për nxitjen e punësimit duhet të fokusohen te të rinjtë, këshillon Banka Botërore. Në analizën e saj, banka radhit 10 karakteristikat e papunësisë në rajon te të rinjtë si më poshtë:

1.Papunësia është veçanërisht e lartë për të rinjtë në Europën Juglindore, papunësia është më shumë se dy herë më e lartë për të rinjtë, si për të rriturit. Në vitin 2013, norma mesatare e papunësisë së të rinjve në Bashkimin Europian ishte rreth 26.4%, ndërsa në Europën Juglindore ka qenë 48%.

Papunësia e të rinjve në EJL6 është rritur me një ritëm më të shpejtë për të rinjtë se sa për të rriturit që nga viti 2008 dhe është ende mbi nivelet e para krizës. Maqedonia dhe Mali i Zi e kanë shkallën e papunësisë ndër të rinj pak më poshtë se matjet e vitit 2008, ndërsa pjesa tjetër e rajonit ende nuk e ka reduktuar në mënyrë të qëndrueshme papunësinë e të rinjve.

2.Shumë të rinj janë në sektorin informal, ose kanë të zgjedhur të emigrojnë

Shumë të rinjve në vendet e EJL6-s nuk janë aktivë në tregun e punës. Fuqia e pjesëmarrjes në forcat e punës është mesatarisht 53% për të rriturit dhe vetëm 34% për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç. Në vendet me një fuqi punëtore më të re, si Shqipëria dhe Kosova, llogaritet një përqindje më e lartë në pjesëmarrjen në forcën e punës. Shqetësues mbetet fakti se numri i rinjve që nuk janë të angazhuar në punësim, edukim apo trajnim është në nivele të larta, çka ndikon në cilësinë e ofertës së punës në të ardhmen.

Disa të rinj mbeten jashtë forcës së punës për shkak se përballen me pengesa në pjesëmarrjen në tregun e punës. Kjo mund të dëmtojë perspektivat për papunësinë afatgjatë dhe mund të shtyjë që shumë të rinj të braktisin tregun e punës dhe edukimin, ose të emigrojnë.

3.Femrat e reja kanë një lidhje të vakët me tregun e punës

Ka boshllëqe të mëdha gjinore në punësim në mesin e të rinjve, të nxitura kryesisht nga boshllëqet në pjesëmarrje. Ndërsa ndryshimet në shkallën e papunësisë ndërmjet të rinjve dhe grave nuk janë veçanërisht të mëdha në Europën Juglindore, ka dallime të konsiderueshme në normat e pjesëmarrjes në tregun e punës.

 4.Rritja ekonomike ndikon mundësitë e punësimit për të rinjtë më shumë se për të rriturit

Të rinjtë janë të prekur në mënyrë disproporcionale nga ciklet ekonomike në krahasim me të rriturit. Vlerësimet tregojnë se papunësia e të rinjve është “super-ciklike”.

5.Kur ekonomia shënon rënie, të rinjtë janë ata që humbasin më shumë vendet e punës, teksa ata përfitojnë më pak nga punësimi nëse ekonomia nis të rritet

Ka fakte të shumta se papunësia e të rinjve reagon fuqishëm nga goditjet negative ekonomike sesa nga ato pozitive. Provat tregojnë se segmenti i ri i fuqisë punëtore është prekur në mënyrë disproporcionale nga goditjet e mëdha recesionit.

Për Europën Juglindore, një rënie prej 1 pikë përqindje në rritjen e PBB ka tendencë për të rritur shkallën e papunësisë e të rinjve me 0.83 e një pikë përqindje, por një goditje pozitive e rritjes prej 1 pikë përqindje zvogëlon papunësinë e të rinjve me vetëm 0.54 e një pikë përqindje.

 6.Rregullorja e Punës kufizon punësimin e të rinjve

Ka fakte se papunësia e të rinjve reagon më fuqishëm ndaj goditjeve negative ekonomike sesa për ato pozitive. Në BE, normat e papunësisë kanë tendencë të rriten më shumë gjatë recesioneve, por në vendet e zgjerimit, rritja është më dramatike.

7.Tatimi i Punës është i lartë për paga të ulëta

Tatimi mbi punën është i lartë në Europën Juglindore, veçanërisht për pagat e ulëta dhe me kohë të pjesshme. Mesatarisht në vendet e Europës Juglindore, taksat mbi të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore përbëjnë 36.5% të kostove të punës, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se në vendet e OECD jo europiane, e cila mesatarisht 24.1%.

Mesatarisht, tatimi i punës në vendet e Europës Juglindore është më pak progresiv se në pjesën tjetër të Europës, që do të thotë se, tatimi nuk rritet aq ashpër në këto vende për shkak se individët fitojnë më shumë. Prandaj, përtej të qenët një dekurajim i përgjithshëm për të punuar për shkak të taksimit të lartë, struktura e taksimit mund të penalizojë të rinjtë në veçanti.

8.Hyrjet e reja në tregun e punës dekurajohen

Shumica e ekonomive janë duke lëvizur drejt aktiviteteve me vlerë të shtuar dhe që kërkojnë njohuri intensive. Të rinjtë janë të mirëpozicionuar për të përfituar nga ky ndryshim strukturor dhe u përshtaten më mirë ndryshimeve teknologjike sesa të tjerët. Megjithatë, shumë të rinj në EJL nuk fitojnë nga aftësitë themelore që mund t’i ndihmojnë ata të kenë sukses në një treg modern dhe dinamik të punës.

9.Mungesa e qasjes në financa, zvogëlon mundësitë për të rinjtë

Të rinjtë në Europën Juglindore në përgjithësi kanë qëndrime më pozitive ndaj sipërmarrjes se gjeneratat e vjetra, por vetëm një pjesë e vogël në fakt kanë filluar një biznes. Në Serbi, për shembull, një studim tregon se vetëm 8% e të gjithë të anketuarve janë “duke punuar” në biznesin e tyre. Rinia në rajon ka më pak perspektivë në punësim. Për shembull, mungesa e financave dhe kolateralit te të rinjtë kufizon mundësitë e tyre sipërmarrëse. Në mënyrë të ngjashme, mungesa e lidhjeve personale dhe profesionale i bën perspektivat e tyre të punësimit të dobëta.

10.Pengesa serioze veçanërisht për gratë, për të hyrë në tregun e punës

Normat shoqërore dhe mungesa e qasjes në shërbimet e kujdesit të fëmijës janë ndër pengesat më të rëndësishme me të cilat përballet rinia, sidomos gratë e reja, për të hyrë në tregun e punës. Qëndrime të tilla në Europën Juglindore priren të jenë më të dëmshme për gratë e reja, të cilët janë ballafaquar shpesh nga rezistenca që rrjedh nga normat shoqërore dhe roleve tradicionale.

 

SHKARKO APP